Flash News

KRYESORE

Ngujimi/ Takim me dekanin e Shkencave të Natyrës, zbardhen shtatë kërkesat e studentëve

Ngujimi/ Takim me dekanin e Shkencave të Natyrës, zbardhen shtatë

Studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës kanë zhvilluar një takim me dekanin, ndonëse bojkoti i mësimit vijon ende.

Ata i parashtruan disa kërkesa, ndërsa sipas ‘për universitetin’, dekani premtoi se nuk do të ketë penalizime e presione për studentët.

“Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës vazhdon bojkoti masiv. Ditën e djeshme (15 janar) studentët zhvilluan një takim të hapur me Dekanin dhe Përgjegjësit e Departamenteve.

Disa nga çështjet që shtruan studentët ishin:

1. Kërkojnë cilësi në arsim

2. Nuk duan tekste me google translate

3. I kërkuan Dekanatit të mbledhë Asamblenë e Fakultetit për t’u shrehur në lidhje me protestën studentore

4. U diskutua mungesa e programeve të akredituara

5. Mungesa e laboratoreve funksionalë

6. Studentët e informatikes u ankuan se bënin programim në letër

7. U ngrit çështja e etikës së pedagogëve, nga shitja e librave me detyrim e deri te mitmarrja...

Dekani i fakultetit megjithëse në tërësi mbajti qëndrim mohues për këto problematika, të paktën u zotua publikisht se nuk do të ketë penalizime e presione për studentët. Ndërsa, ndryshe nga kërkesa e studentëve drejtuar Dekanit për të mbledhur Asamblenë e Fakultetit, Dekani urdhëroi që të mblidhen departamentet veç e veç ditën e sotme”, sqaron organizata studentore.

Të fundit