Flash News

KRYESORE

Ngujohen studentët në Korçë: Nuk tërhiqemi deri në plotësimin e 17 kërkesave nga rektori

Ngujohen studentët në Korçë: Nuk tërhiqemi deri

Nismës së studentëve të Universitetit të Ekonomisë për t’u ngujuar u janë bashkuar edhe kolëget e tyre në Korçë. Këshilli Studentor i Universitetit ‘Fan Noli’ bën me dije se do të qëndrojnë në ambientet e Fakultetit Ekonomik deri në anulimin e ligjit të Arsimit të Lartë dhe plotësimin e 17 kërkesave të tyre nga rektori.

Vendimi u mor mejëherë pas mbledhjes së senatorëve të Fakultetit Ekonomik, ndërkohë që kanë ftuar të gjithë kolegët të bashkohen me ta deri në realizimin e plotë të kerkesave dhe të drejtave tona.

Kauza jonë është shumë e qartë: 1- Rrëzimi i Ligjit të Arsimit të Lartë; 2- Plotësimi i 17 kërkesave drejtuar Rektorit, të cilat nuk janë përmbushur edhe pse ka kaluar afati i realizimit të tyre. Ditën e nesërme le të bashkohemi të gjithë në ngujim për të kërkuar të drejtat tona! Ne nuk gënjehemi me pak! Ne meritojme më të mirën! Studentët e bashkuar kanë për të fituar!”, shprehen ata.

Të fundit