Flash News

KRYESORE

Ngushëllimet e Bashës për Luarasin "simbolin e ringritjes nga persekucioni i filistinëve të diktaturës"

Ngushëllimet e Bashës për Luarasin "simbolin e ringritjes

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është bashkuar në ngushëllime familjes së artistit të ndjerë Mihal Luarasi, dhe komunitetit artistik të Tiranës. Me anë të një deklarate, ai e quan Luarasin 'një regjisor inovator dhe të guximshëm' si dhe 'shembull i lirisë së pamposhtur të shpirtit artistik'.

Deklarata e plotë:

Artistët dhe artdashësit shqiptarë i dhanë sot lamtumirën njërit prej regjizorëve më të guximshëm dhe inovatorë të Teatrit dhe të Operas dhe Baletit, Mihal Luarasi. Duke shprehur ngushëllimet e mija për familjen dhe miqtë e tij të shumtë, përkulem me mirënjohje para veprës dhe kontributit të tij të pavdekshëm për artin dhe kulturën shqiptare. 

Luarasi mbetet shembulli i lirisë së pamposhtur të shpirtit artistik dhe simbol i ringritjes nga persekucioni i filistinëve të diktaturës, drejt dritës së përjetshme të një publiku dhe kombi mirënjohës. U prehtë në paqen e Zotit!

Të fundit