Flash News

KRYESORE

Ngushëllimi i De Biasit për tërmetin: Forca Shqipëri!

Ngushëllimi i De Biasit për tërmetin: Forca Shqipëri!

Në këtë ditë tragjike për Shqipërinë nuk mund të mungonte një reagim nga ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi. Itali ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e prekura nga tërmetet e sotme (mbi 10 të tillë) në territorin shqiptar.

Në faqen e tij zyrtare, De Biasi ka shkruar një postim shumë domethënës:

“Me gjithë zemër shpreh dhimbjen për viktimat dhe për të gjithë popullin e goditur nga tërmeti në Shqipëri. Shpresoj shumë që të ktheheni në normalitet sa më shpejt dhe se ka një ndihmë thelbësore për njerëzit që kanë humbur shtëpitë. Ngushëllime për ata që kanë humbur të dashurit në këtë eksperiencë të dhimbshme. Guxim dhe shumë forcë reagimi. Forca Shqipëri!"

Të fundit