Flash News

KRYESORE

Ngushtohet ‘laku’ për Adriatik Llallën, përgjimet e trafikantit të drogës mund të fundosin ish-kreun e akuzës

Ngushtohet ‘laku’ për Adriatik Llallën, përgjimet e

Gjatë dy ditëve të fundit, politiko.al ka raportuar se ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla është “peshku i parë madh” që pritet t’i vendosen prangat para ardhjes së komisionerëve europian, Mogerini dhe Hahn.

Deri tani, mësohet se hetimet ndaj Llallës kanë qenë të përqëndruan kryesisht në dy drejtime: në disa shitblerje tokash dhe në një gjobë të marrë në një aeroport gjerman për mosdeklarim të parasë në dorë mbi limitin e detyrueshëm për deklarim gjatë udhëtimit të zhvendosjes së familjes së tij në Gjermani para rreth dy vjetësh.

Por, së fundmi prokurorët e Durrësit kanë hetuar edhe një akuzë të para disa viteve për transferimin e një prokurori nga Tiranë në Shkodër, në mes të një hetimi ndaj një krimineli. Bëhet fjalë për një fakt të zbuluar gjatë përgjimit të telefonatës së kreut të dyshuar të një organizate të trafikut të drogës, i mburret se kishte luajtur fijet për transferimin e një prokurori të Krimeve të Rënda nga Tirana, në Shkodër në mes të hetimit të çështjes.

Biseda mes Jurgen Mollës (ndërtues) dhe nënës së një korrieri të arrestuar me emrin Arben Prendi u përgjua më 10 dhjetor 2015 dhe kishte në fokus ish-prokurorin e Krimeve të Rënda, Anton Martini. Në bisedë, Molla deklaronte se kishte paguar 150 mijë euro për transferimin e Martinit nga Tirana në Shkodër.

Ish-kryeprokurori Llalla është pyetur për këtë rast edhe në studion e Zërit të Amerikës në Uashington kur shkoi në SHBA për një aktivitet jo zyrtar dhe i paftuar nga autoritetet amerikane, por të paguar. Ky ka qenë edhe momenti i parë publik kur SHBA dhanë mesazhe kundër Prokurorit të Përgjithshëm atë kohë në detyrë, Adriatik Llalla, thuhet në investigimin e BIRN të publikuar më 6 korrik 2016.

 

 

 

Të fundit