All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Nik Xhelilaj bën thirrje: Ata ndihen në faj, të ndihmojmë familjet në nevojë

Nik Xhelilaj bën thirrje: Ata ndihen në faj, të ndihmojmë
All - Paragraf - 1

Aktori i njohur shqiptar, Nik Xhelilaj, është bërë pjesë e një fushate bamirësie për t’ju ardhur në ndihmë familjeve dhe fëmijëve në nevojë.

All - Paragraf - 3

Pak kohë më parë aktori bëri të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale se po merrej me këtë projekt, ku do të jetë edhe ambasador i “World Vision” në Shqipëri dhe në Kosovë.

Së fundmi ai ka postuar në profilin e tij në ‘Instagram’ një video, ku u ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi, t’ju vijnë në ndihmë fëmijëve dhe familjeve në nevojë.

“Shumica e tyre ndihen në faj pse janë të pamundur fizikisht. Të ftoj të flasim, të dëgjojmë, t’i ndihmojmë me aq sa kemi mundësi këta fëmijë dhe familjarët e tyre”, ka shkruar Xhelilaj bashkangjitur videos.

Kujtojmë se Nik Xhelilaj pas suksesit në Gjermani, po zhvillon karrierën e tij si aktor edhe në Turqi.

https://instagram.com/p/BhtW8mYAPc3/?utm_source=ig_embed

Të fundit