Flash News

KRYESORE

Nike sjell në treg atletet Hi-Tech, funksionojnë me aplikacion dhe Wi-Fi

Nike sjell në treg atletet Hi-Tech, funksionojnë me aplikacion dhe

Nike ka paralajmëruar prej kohësh evolucionin e atleteve të basketbollit. Sot, prodhuesi më i madh i atleteve në botë prezantoi të ardhmen e tyre me “Nike Adapt BB”.

Atletet Hi-Tech mund të kontrollohen përmes një aplikacioni, por gjithashtu edhe të përshtaten me këmbën.

“Gjatë një loje normale basketbolli, këmba e atletëve ndryshon dhe ndryshimi i madhësisë së këpucës për të ndihmuar qarkullimin e gjakut apo shtrëngimi kur është e nevojshme, për performancë të lartë, janë elementë që mendojmë se do ta përmirësojnë eksperiencën e atletëve,” shprehet ekzekutivi i kompanisë, Eric Avar.

Sipas Nike, atletet “Adapt BB” kanë elektromotorë dhe “marshe” tensioni të cilat automatikisht lirojnë ose shtrëngojnë këmbën e atletit, përmes aplikacionit. Atletet gjithashtu do të vijnë me teknologjinë e karikimit me wireless. Ato fillojnë nga 350 dollarë.

Të fundit