Flash News

KRYESORE

Nikki Haley, çfarë po bën e besuara 'shqiptare' e Presidentit Trump?

Eliana Johnson/ POLITICO

Nga shumë zyrtarë të lartë që u larguan nga administrata Trump gjatë dy viteve të fundit, pak kanë arritur të ikin në kushte më të mira se sa ish ambasadorja në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley. Para ikjes së saj, në dhjetor të vitit të kaluar, Presidenti Donald Trump e përkëdheli Haley-in me një foto-op në Zyrën Ovale dhe deklaroi se diplomatja në OKB "ka qenë shumë e veçantë për mua".

Ndërsa shumë ish-zyrtarë të Trump, nga ish-shefi i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly, ish-sekretari i Shtetit, Rex Tillerson dhe ish-sekretari i Mbrojtjes, Jim Mattis, kanë mbajtur një profil të ulët në sektorin privat, Haley po shkon një shtegu tjetër. Ajo po shfaqet si mbledhëse fondesh dhe zëvendësuese (surrogate) për kandidatët për Senat të Partisë Republikane në garën e vitit 2020, dhe muajin e ardhshëm do të fillojë 'gjarpërimin' në të gjithë vendin për të bërë fushatë për një treshe senatorësh të GOP (Good Old Party-siç quhet Partia Republikane).

Duke mbetur një ushtare besnike Republikane, në raporte të mira me presidentin - një memuar i ardhshëm nuk pritet të bëhet pjesë e ish të brendshmëve 'besëprerë' që i tregojnë të gjitha - Haley është gjithashtu një provë për jetën e një independenteje politike në epokën pas-Trump.

Itinerari i verës i ish-guvernatores së Karolinës së Jugut përfshin një ndalesë më 15 qershor në Boone, Iowa (Ajua), ku Haley do të ndihmojë senatorin Joni Ernst të nisë fushatën e saj të rizgjedhjes në veprimtarinë vjetore të Roast 'n Ride të Ernst, ku Ajuanët kanë planifikuar të presin-e-pjekin mbi 2.000 paund mish derri. Duke pasur parasysh vendndodhjen e saj, në një shtet kyç të garës presidenciale, ngjarja do të nxisë mërmërima rreth ambicjeve politike të Haley-it, duke përfshirë mundësinë e një sfide presidenciale në vitin 2024.

Ajo që tani ka filluar të rishfaqet në skenën publike, përfshirë edhe një fjalim të enjten para një klubi ekonomik në Grand Rapids, Michigan, ku u bëri jehonë paralajmërimeve të fundit të Trump se socializmi kërcënon SHBA - një mesazh që mund të jetë një temë kryesore e fushatës së Trump në 2020. Megjithëse nuk kanë përcaktuar një datë, Haley ka folur me këshilltarin e lartë Jared Kushner, dhe vetë presidentin, për t'iu bashkuar  fushatës së vitit 2020, sipas një burimi në dijeni të bisedave.

"Kapitalizmi është forca më e madhe për t'i dhënë fund varfërisë dhe për lartimin e qenieve njerëzore në histori", thotë Haley . "Flirtimi i rrezikshëm i Amerikës me socializmin ndodh në universitete, në media dhe në Kongres. Ne kemi një detyrim për t'ua kujtuar të gjithëve se, nëse u dhemb për varfërinë globale, duhet të përkrahni kapitalizmin". Ajo do të mbajë fjalën kryesore në galanë vjetore të Fondacionit Susan B. Anthony të hënën.

[caption id="attachment_282139" align="alignnone" width="1000"] President Donald Trump meets with outgoing U.S. Ambassador to the United Nations Nikki Haley in the Oval Office of the White House, Tuesday, Oct. 9, 2018, in Washington. (AP Photo/Evan Vucci)[/caption]

"Ajo është një nga pak femrat superstare në Partinë Republikane dhe partia jonë ka nevojë për më shumë gra konservatore", tha Corry Bliss, një konsulent Republikan i cili më parë ka shërbyer si drejtor ekzekutiv i Fondit të Lidershipit të Kongresit, super PAC i përkushtuar për të fituar mandate Republikane në Kongres. "Për sa i përket bazës, ajo përkrahu Trumpin, dhe kjo është gjithçka që u intereson atyre".

Ndërsa një grup Republikanësh po mendojnë se si të pozicionohen për epokën pas Trump, Haley është e para që po fillon procesin e ripërcaktimit të vetes jashtë hijes së presidentit. Këtë vjeshtë, ajo do të publikojë një libër "With all due respect", duke ofruar reflektimet e saj mbi "çështjet kryesore kombëtare dhe ndërkombëtare", sipas faqes së internetit të botuesit. Libri do ta paraqesë atë si një figurë të vendosur jo-Trumpiane: domethënë "një udhëheqës i cili kërkon të bëjë bashkë amerikanët në kohët e përçarjes". Megjithatë, nuk ka asnjë shenjë se ajo do ta përdorë librin për të kritikuar Trump-madje edhe kur ajo e paraqet veten si një lloj tjetër udhëheqëseje.

Haley nuk ka qenë kurrë një fanatike e Trumpit. Gjatë primareve të GOP në 2016, ajo fillimisht mbështeti senatorin e Floridës, Marco Rubio. Dhe pavarësisht gjithë lëvdatave të Trump kur u largua nga administrata, Haley la pas pakënaqësi në Departamentin e Shtetit dhe Shtëpinë e Bardhë për shkak të këmbënguljes së saj në ruajtjen e pavarësisë, veçanërisht në formën e deklaratave me gjemba për Rusinë, në një kohë kur Trump po kërkonte të përmirësonte marrëdhëniet me Moskën. Asnjëherë kritike e hapur e Trump, Haley megjithatë nuk i druhej shfaqjes së mendimeve. Në të vërtetë, titulli i librit është një referim moskokëçarës i një episodi të prillit 2018 në të cilin Haley publikisht njoftoi planet për sanksione të reja të Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë, që u pasua nga një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë që tha se ajo kishte pësuar "një hutim të çastit", dhe se presidenti nuk e kishte ndarë mendjen ende. "With all due respect -(Me gjithë respektin) -I don't get confused" (unë nuk hutohem), ishte përgjigjia e Haley-it.

Haley, 47 vjeç, u pa si një yll në rritje në GOP përpara zgjedhjes së Trump, i cili u konsiderua gjerësisht si një refuzim i versionit më gjithëpërfshirës të Republikanëve, që ajo mbështeti si guvernatore për dy mandate e Karolinës së Jugut. Ajo ishte kritike ndaj Trump gjatë primareve Republikane, duke e kritikuar atë me nëntekst në reagimin e saj, të transmetuar kombëtarisht, ndaj fjalimit të fundit (State of the Union) të Presidentit Barak Obama, dhe mbështeti Rubion.

"Unë mendoj se ajo është një nga kandidatët-zëvendësues më efektivë që kemi në parti. Përvoja në administratën Trump i jep kredibilitet me elementët më konservatorë të partisë, por ajo gjithashtu mund të shfaqë edhe diversitet", tha Matt Gorman, ish-drejtor i komunikimit për Komitetin Kombëtar të Kongresit Republikan.

Gjatë zgjedhjeve të mesmandatit (midterms) të vitit 2018, një pjesë e vogël e grave në administratën Trump, duke përfshirë Sekretaren e Shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders, dhe këshilltaren e lartë, Kellyanne Conway, ishin ndër surrogatët (kandidatët-zëvendësues) më të popullarizuar në fushatë, dhe ndihmësit e Komitetit Senatorial Republikan parashikojnë se e njëjta gjë do të jetë e vërtetë në vitin 2020.

Deri tani, pjesa më e madhe e takimeve dhe mbledhjes së fondeve që Haley ka ndërmarrë që kur u largua nga detyra, ka ndodhur pas dyerve të mbyllura. Javën e kaluar, për shembull, Haley ndihmoi në mbledhjen e rreth 500 mijë dollarëve për katër kandidatë të Senatit GOP - Martha McSally nga Arizona, Susan Collins nga Maine, Shelly Moore Capito nga Virxhinia Perëndimore, dhe Ernst i Iowa - në një mbledhje fondesh në New York City, të organizuar nga Annie Dickerson, një fondmbledhëse e vjetër e Republikanëve dhe themeluese e Grupit të Veprimit Winning for Women, një organizatë afër Republikanëve, sipas një burimi të afërt me ngjarjen.

Kjo lloj pune do të marrë një kthesë publike në fillim të muajit të ardhshëm, me një numër ngjarjesh politike duke filluar nga 10 qershori, kur ajo do të ndihmojë fillimin e fushatës së rizgjedhjes së Capito në Charleston, Virxhinia Perëndimore.

Ajo gjithashtu është kërkuar të bëjë fushatë së bashku me kandidatët Republikanë, të cilët mund të jenë më hezitues të shfaqen me presidentin, përfshirë senatorin e Kolorado Cory Gardner, që konsiderohet gjerësisht si më i rrezikuari i ciklit të 2020. Popullariteti i presidentit në këtë shtet është nën ujë, me 13 pikë, sipas një sondazhi të prillit të kryer nga Morning Consult. Gardner, i cili udhëton ndërkombëtarisht për shkak të pozitës në Komitetin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, nuk ishte i pranishëm të enjten kur Trump vizitoi Koloradon për të folur në ceremoninë e fillimit të Akademisë së Forcave Ajrore.

Zëdhënësi i fushatës së Gardner, Cosey Contres tha se fushata e ftoi Haleyn në Kolorado për shkak të "theksit të saj në bashkimin e njerëzve" - ​​diçka që pak votues, Republikanë apo Demokratë, do të thonin për Trump. "Çdo ditë, Cory po përpiqet të gjejë mënyra për të bërë njerëzit së bashku, dhe ajo luajti një rol të ngjashëm edhe në skenën botërore", tha Contres.

Që nga largimit nga administrata Trump, Haley ka balancuar monotoninë e jetës postpolitike me horizontin e dikujt që mund të kandidojë për president në të ardhmen.

Përveç shkrimit të librit, ajo mban një seri fjalimesh me pagesë - një raport i CNBC tregon se ajo kërkon honorare që shkojnë deri në 200,000 dollarë dhe se madje ka kërkuar që t'i ofrojnë edhe përdorimin e një avioni privat. Ajo krijoi një grup të advokimit të çështjeve, Stand for America, në fund të shkurtit dhe iu bashkua bordit të Boeing, gjigandit në telashe të hapësirës ajrore, më parë këtë muaj.

*Marrë nga POLITICO. Përkthimi: Politiko.al

Të fundit