Flash News

KRYESORE

Nikki Haley dorëhiqet nga posti i ambasadores së SHBA në OKB; Trump flet për një "lajm të madh"

Nikki Haley dorëhiqet nga posti i ambasadores së SHBA në OKB;

Nikki Haley është dorëhequr nga posti i ambasadores së SHBA-së në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Lajmi është konfirmuar sot nga mediat amerikane. Haley u emërua në postin e rëndësishëm nga presidenti Donald Trump dhe është konsideruar si personi më i moderuar në administratën amerikane.

Arsyet se përse Nikki Haley është dorëhequr si ambasadore në OKB janë ende të panjohura, ndërkohë që Trump flet për një njoftim të madh që do bëhet publik së shpejti.

“Njoftim i madh me mikeshën time, ambasadoren Nikki Haley, në Zyrën Ovale në orën 10:30”, shkruan Trump.

Të fundit