Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Niko Peleshi flet me gjuhën e Ditmir Bushatit: Interesi kombëtar mbi interesin politik
Niko Peleshi është deputeti i radhës i Partisë Socialiste që reagon dhe bën thirrje për një bashkëpunim të gjerë midis forcave politike, mazhorancë dhe opozitë, për të vendosur të parin interesin kombëtar. Peleshi ka publikuar një reagim që në thelb është i ngjashëm me fjalimin e kolegut Ditmir Bushati, të mbajtur pak javë më parë në Parlament.
Duke iu referuar zhvillimeve politike në botë, Peleshi paralajmëron se edhe në Shqipëri do të shfaqen forca të reja politike me platforma të ndryshme populiste, nacionaliste, radikale majtiste, antieuropiane apo fetare, që do të sjellin ndarje të reja.
“Ato do të peshkojnë padyshim tek problemet ekonomike e sociale, tek pafuqishmeria e bizneseve për të mbijetuar në një treg europian ku kërkohen standarte shumë më të larta prodhimi dhe sherbimi, tek dëshpërimi i të rinjve nga pamundësia për të konkuruar në tregun europian të punës me dijet e marra nga arsimi i lartë shqiptar. Ndaj sa më shumë të mbështeten bizneset e reja dhe ndërmarrjet e vogla e të mesme sot, aq më pak i kërcenuar do të jetë realiteti politik nga sharlatanizmi nesër. Nuk po shohim ende një Jack Ma shqiptar që ta projektojë suksesin e biznesit te vet në shtimin dhe fuqizimin e bizneseve te tjera shqiptare. Jemi larg kësaj filozofie biznesi. Përkundrazi ka një tendencë të vazhdueshmë për ta ngritur suksesin mbi dështimin e të tjerëve”, thotë ish-zv/kryeministri.
Më tej, Peleshi thotë se hapësira për forcat e reja populiste do të zgjerohet nga lufta e paprinciptë e forcave aktuale politike dhe largimi nga nevojat e njerëzve të zakonshëm.
“Ndërkohë sa më e paprinciptë të jetë lufta politike ndërmjet dy forcave tona kryesore politike, sa më tepër t’u largohemi nevojave të vërteta të njerëzve të zakonshëm, sa më të pavërtetë të jemi në ato çka themi ndryshe nga ato çka bëjmë, aq më e madhe do të jetë hapësira për forcat e reja populiste që mund të lindin në skenën tonë politike”, thotë ai.
Sa i përket rezolutës së Parlamentit të Holandës për të rikthyer vizat me Shqipërinë, Peleshi kërkon që opozita dhe mazhoranca të bashkohen për interesin kombëtar, mbi atë politik, dhe të flasin me një zë kundër shqiptarëve që po portretizohen si rreziku i Evropës.
“Rezoluta e Holandës na jep rastin që qeveria dhe opozita politike e parlamentare, të bëjnë gjestin e parë të vendosjes së interesit kombëtar mbi atë politik. Të flasim me zë të lartë me gjuhën e vërtetë të shqiptareve që nuk meritojnë të portretizohen si rreziku i Europes. Shifrat e azilkërkuesve dhe kriminalitetit në vendet e BE e vërtetojnë këtë pohim. Vendimmarrjet e sotme po bëhen gjithnjë e më iracionale dhe mbase ne nuk mund t’i influencojme dot ato, por një Shqipëri që nuk reagon, ose akoma me keq që më gjysmën e vet feston, është një Shqipëri që i thotë qartazi BE-se se nuk e meriton ende të merret në konsideratë si vend aspirant”, shprehet deputeti socialist.
Në fund, Niko Peleshi thekson se në Shqipëri ka ardhur koha të ndryshohet gjuha politike, pasi vendi ka nevojë për zgjidhje e reforma dhe nuk i përballon dot më lojërat politike.
“Dhe së fundi edhe në Shqiperi ka ardhur koha të ndryshojmë gjuhën politike. Tezat e vjetra njerëzit i kanë mësuar përmendësh dhe kanë filluar t’i neverisin. Rruga më e lehtë dhe më joshëse për politikën është kalimi nga gjuha politikisht korrekt në gjuhën populiste, por Shqipëria ka nevojë për zgjidhje e reforma dhe nuk i përballon dot më lojrat politike me pushtetin. Ndaj gjuha populiste e rrugës në Shqiperi është edhe më e rrezikshme se në vendet e tjera. Kemi vetëm një rrugë: Të jemi njerëzore e të perulur para sfidave të mëdha”, thotë Peleshi.
Pak javë më parë ishte ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, që kërkoi një bashkëpunim të forcave politike për të çuar përpara procesin e integrimit të Shqipërisë, pasi vendi ynë ka mbetur shumë mbrapa shteteve të tjera të Ballkanit.
Deklarata e Bushatit dhe së fundmi kjo e bërë nga Peleshi, shihen edhe si mesazhe direkte ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili nuk po bën asnjë hap për zgjidhjen e krizës politike që ka mbërthyer vendin.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38