Flash News

KRYESORE

Niko Peleshi kërkon rregull: Do disiplinojmë therjet, jo therje vend e pa vend!

Niko Peleshi kërkon rregull:  Do disiplinojmë therjet, jo  therje vend

“Siguria ushqimore do jetë kryefjalë e ministrisë së bujqësisë”, kjo do të jetë puna ime e parë si ministër i bujqësisë, tha ish- kryeministri Niko Peleshi, ka folur për herë të parë për vendimet e para që do të marrë sapo të marrë postin e ri të ministrit të Bujqësisë. Gjatë një intervite tek “5 pyetja nga Babaramo”.  Ai u shpreh gjithashtu se një ndër masat e para që do i propozojë  këshillit të ministrave është kontrolli i therjeve.

Sipas tij, Shqipëria është i vendi vend në Europë që nuk ekporton prodhime shtazore për shkak të pasigurisë së zinxhirit ushqimor, dhe se ai do përpiqet që kjo gjë të ndryshojë me ardhjen e tij në ministrinë e Bujqësisë.

“Unë nuk dua të alarmojë askënd, akoma nuk jam ministër i bujqësisë, por kam katër vjet në kabinet dhe bujqësia ka qenë në vëmendjen time dhe besoj kam njohuri të mira. Siguria ushqimore do jetë kryefjalë e ministrisë së bujqësisë. Shqipëria është i vetmi vend që nuk i lejohet produkte shtazore në BE. Pse? Se nuk kemi të sigurt zinxhirin ushqimor. Një nga masat e para që unë do i propozojë është kontrolli i therjeve. Kemi therje vend e pa vend. Do marrim masa shumë të forta për të disiplinuar therjet”, tha Peleshi.

Të fundit