Flash News

KRYESORE

Niko Peleshi tregon planet pas mandatit të ministrit: Nuk është puna më e mirë, do iki nga Tirana

Niko Peleshi tregon planet pas mandatit të ministrit: Nuk është

Niko Peleshi ka folur për planet e tij pasi të mbarojë mandatin e ministrit të Bujqësisë.

Ai u emërua në mandatin e dytë ‘Rama’ në krye të këtij dikasteri, pas pozicionit të kryetarit të bashkisë së Korçës.

Në një intervistë për emisionin e mëngjesit të Vizion Plus ‘7 pa 5’, Peleshi tregon si e pranoi postin e ministrit.

“Ka qenë një vendim i vështirë, por i pa rezistueshëm. E mora si propozim nga Rama, por unë pëlqej sfidat dhe nuk mund ta refuzoja. Nga ana tjetër u shkëputa me shumë dhimbje nga puna në Korcë, dhe e cilësoj si puna më e bukur që kam bërë në jetë, pra si kryetar bashkie”, tha Peleshi.

Nga ana tjetër, ai ka rrëfyer se në Tiranë e mban vetëm pozicioni i ministrit dhe shkollimi i fëmijëve. Ai thotë se sapo të mbyllë misionin e ministrit do të rikthehet sërish në Korçë, në vendin e lindjes.

“Pas pak vitesh besoj, do rikthehem sërish përfundimisht në Korçë, pasi aktualisht jetoj mes këtij qyteti dhe Tiranës për shkak të punës, por unë nuk do jem gjithë jetën ministër. Ajo që më mban larg Korcës është pozicioni i ministrit, por kur të mos jem më ministër do të jetoj në Korcë. Unë do të kthehem në qytetin tim të lindjes pa dyshim. Ky është qyteti ku do të jetoj”, u shpreh ministri.

Të fundit