Flash News

KRYESORE

Nikolla e Veliaj e nisin me premtime ditën e parë të shkollës: Do të ndërtohen 16 shkolla në Tiranë

Ka nisur mësimi sot për afro 500 mijë nxënësit e arsimit parauniversitar. Por jo të gjithë nxënësit kanë paur fatin të ulen në bankat e shkollës sot. Shumë shkolla në të gjithë Shqipërinë nuk janë gati, madje një pjesë e tyre nuk bëhen gati as brenda shtatorit. Ka qytete dhe fshatra që nuk kanë shkolla e klasa të bollshme, ka  shkolla që nuk kanë nxënës, sikurse ka shkolla ku nuk ka as mësues. Në Tiranë mësimi ka nisur me turne. Edhe nxënësit e “Vasil Shantos” do ta bëjnë mësimin me turne në shkollën “Sabaudin Gabrani, pasi nuk janë gati klasat, janë ende në rikonstruksion. Në ditën e parë të shkollës, kryetari i bashkisë së Tiranës dhe ministria e Arsimit Lindita Nikolla ishin bashkë, duke premtuar se këtë vit do të ndërtohen edhe 4 shkolla të tjera për të zgjidhur problemin e mësimit me dy turne. Gjatë inaugurimit të shkollës “Hasan Tahsini”, Veliaj tha se për të mos pasur më mësim me dy turne do të duhen edhe 16 institucione të reja.  Ministrja Lindita Nikolla renditi si sfidë jo vetëm për Tiranën, por edhe për gjithë Shqipërinë, kthimin e shkollave në qendra komunitare: “Kemi detyrimin për të mundësuar një histori të re  për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Një histori të re edukimi dhe arsimimi në shkolla që nuk mbyllen kur mbaron  ora e fundit, por në shkolla që funksionojnë edhe përtej orës së mësimit dhe ajo që është e rëndësishme për të finalziar një projekt të madh kthimin e këtyre shkollave në qendra komunitare”, tha Nikolla.

Janë mbi 495 mijë nxënës në të gjithë Shqipërinë për vitin e ri shkollor 2017-208, nga të cilët 33 mijë ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

Të fundit