Flash News

KRYESORE

Nikolla kërkon takim, studentët e refuzojnë: Plotëso kërkesat

Nikolla kërkon takim, studentët e refuzojnë: Plotëso

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka kërkuar të zhvillojë në takim me studentët të cilët prej tre ditësh po protestojnë poshtë zyrës së saj. Por kjo kërkesë e ministres është refuzuar nga ana e studentëve.

Këta të fundit shprehen se nuk mund të ketë negociata, pasi ata i kanë shprehur qëndrimet e tyre që janë përgjysmim i tarifave studentore, përmirësim ti kushteve të konvikteve si dhe përfaqësimin e studentëve në Bordin e Universiteteve.

Krahas, Tiranës studentët po protestojnë edhe në Korçë, Shkodër, Elbasan dhe Vlorë.

Të fundit