Flash News

KRYESORE

Nikolla për punën e Besa Shahinit: Nuk më shqetësojnë sulmet që vijnë në drejtim të pasardhëses sime

Nikolla për punën e Besa Shahinit: Nuk më shqetësojnë

Ish-ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, e pyetur nga gazetarja Nisida Tufa për punën e Besa Shahinit dhe reagimet ndaj saj, u shpreh se nuk e shqetësojnë sulmet që i bëhen.

Nikolla tha se dhe ndaj punës së saj janë bërë shumë sulme, por që kanë qenë të gënjeshtërta.

Unë në përgjigje do të sillja në refleksionin tuaj se sa shumë jam sharë unë, sa jam goditur unë dhe sa shumë gënjeshtra janë drejtuar në drejtim të personit tim. Nuk më shqetësojnë sulmet që vijnë në drejtim të pasardhëses sime. Besa duhet të vijojë me të njëjtin motivim dhe intensitet. Unë e kam njohur Besën, ia njoh dedikimin dhe përkushtimin dhe jam shpresëplotë që do të ketë dhe rezultat në punën e saj”, tha ndër të tjera Nikolla për News 24.

https://politiko.al/nikolla-per-kandiatet-e-pd-qe-moren-mandatet-jane-legjitime-listat-e-poshtme-te-ps-jane-gjithe-drejtore-e-zv-ministra/

Të fundit