Flash News

KRYESORE

Nikolla për VKM-në që u shfuqizua: E kërkuan Universitetet, do jepte efektet vitin e ardhshëm

Nikolla për VKM-në që u shfuqizua: E kërkuan Universitetet,

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka folur për protestën e zhvilluar sot nga studentët. E ftuar në emisionin ‘Open’, Nikolla tha se ka kërkuar të takohet me studentët por ata nuk kanë pranuar.

Nikolla u shpreh se studentët kanë gjithmonë të drejtë dhe se duhen krijuar kushtet që ata të dëgjohen.

“Studentët kanë gjithmonë të drejtë dhe meritojnë të dëgjohen. Ne duhet të krijojmë kushtet që ata të dëgjohen dhe në momentin që fillojmë të dëgjojmë njëri tjetrin”, tha Nikolla.

Sa i takon VKM-së të kundërshtuar nga studentët, Nikolla u shpreh se ajo ishte e vendosur me kërkesë të vetë Universitetet.

“Ishte një pikë e vendosur me kërkesë të Universiteteve për arsyen se shumë studentë mbartin provime dhe futeshin në provime 10 herë.

Universitetet e kanë kërkuar me forcë gjatë gjithë kësaj force”, tha Nikolla duke shtuar se ajo do të jepte efektet pasi një vitit dhe se studentët ishin të painformuar.

Të fundit