Flash News

KRYESORE

Nikolla u tërhoq, por studentët vijojnë sërish protestën: S’lëvizim nga vendi pa u plotësuar edhe 3 kërkesat e tjera

Nikolla u tërhoq, por studentët vijojnë sërish

Studentët nuk tërhiqen nga protesta para godinës së Ministrisë së Arsimit, edhe pse Lindita Nikolla deklaroi pak minuta më parë në një deklaratë për mediat se do të shfuqizohet VKM-ja për provimet e mbartura, e vendosur më 18 maj.

Në një reagim për mediat, studentët kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen nga protesta pa u plotësuar më parë edhe tri kërkesat e tjera, siç janë:

Përgjysmimi tarifave

Përmirësim i kushteve

Përfaqësim ne vendimmarrje për studentët.

“Nuk heqim dorë nga protesta jonë, pasi në kërkesën tonë kishte edhe tre kërkesa të tjera”, u shpreh një student për ‘news 24’, ndërsa një tjetër u shpreh skeptik dhe kërkoi që ky vendim i shfuqizimit të VKM-së numër 4 të zyrtarizohet dhe të bëhet publik për të gjithë.

Të fundit