Flash News

KRYESORE

Nikollë Lesi porosit Ramën: Merri numrin e telefonit Gruevskit. Kryeministri: Thuaj Metës t’ia kërkojë!

Nikollë Lesi porosit Ramën: Merri numrin e telefonit Gruevskit.

Botuesi i gazetës ‘Koha Jonë’, Nikollë Lesi i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report TV paralajmëroi kryeministrin Rama se do të ketë të njëjtin fat me ish-homologun e tij në Maqedoni, Nikola Gruevski.

‘Më pëlqen që je i qeshur në muajt e fundit të qeverisjes. Merri numrin Gruevskit që ta kesh. Partinë Socialiste e ke shkatërruar’, ishte porosia e Lesit për Ramën.

“Thuaj Metës t’ia marri”, iu përgjigj shkurti por me ironi kryeministri.

Nikolla Gruevski i cili është shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohet për korrupsion në Maqedoni, teksa sot u mësua se kishte kërkuar azil politik në Hungari.

Të fundit