Flash News

KRYESORE

Nikos Kotzias flet për ‘veton’ e opozitës greke: Donte të vendoste kushte për Shqipërinë

Nikos Kotzias flet për ‘veton’ e opozitës greke: Donte

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias ka deklaruar se me Shqipërinë po punohet për t’i dhënë zgjidhje problemeve 70 vjeçare që ekzistojnë midis dy shteteve.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes për njohjen e patentave, Kotzias ka folur për disa çështje, siç është heqja e ligjit të luftës apo marrëveshja për zonat ekonomike, por edhe për kushtet që opozita greke kërkonte të vendoseshin për Shqipërinë në mbështetje të rrugës së integrimit.

Vizita e Tsipras

“Vizita e zotit Tsipras në Tiranë do të ishte kryer nëse nuk do të kishin dalë çështje procedure mes presidentit dhe qeverisë. E keni parasysh çështjen e Presidentit për dhënien e autorizimit për përfundimin e negociatave, tashmë ajo çështje është zgjidhur. Kështu që shumë shpejt se zgjedhjet e ardhshme në Greqi, besoj para vjeshtës.”

Zonat Ekskluzive Ekonomike

Takimet e lidhura me zonat ekonomike janë më të mira. Kemi avancuar me bisedimet e para dhe besoj që do të kemi lajme të mira. Jemi shumë optimist. Duam të kemi marrëveshje të drejtë, të bazuar në të drejtën ndërkombëtare.

Ligji i luftës

Me këto marrëveshje do të kemi dhe një dekret presidencial për ligjin e luftës që është një skizofreni historike. Do të kemi edhe marrëveshjen të tjera, siç është ajo e piramidave. Besoj se politikanët duhet të jenë për të zgjidhur problemet dhe të largojnë peshat e së kaluarës.

‘Veto’ e opozitës

Me Tsipras jemi ulur për t’i dhënë zgjidhje të gjitha temave të hapura këtu e më shumë se 70 vjet më parë. Ne jemi për zgjidhje dhe duam të ketë një zgjidhje. Ndaj dhe po punojmë. Një ditë më parë, Demokracia e Re donte t’i vendoste kushte Shqipërisë në mbështetje të rrugës së integrimit, por ne nuk mund ta bënim një gjë të tillë.

Të fundit