Flash News

KRYESORE

Nikos Kotzias: Macron të mbajë përgjegjësi nëse në Ballkan krijohen probleme

Nikos Kotzias: Macron të mbajë përgjegjësi nëse në

Ish ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, deklaroi se Emmanuel Macron do të jetë përgjegjësi i vetëm për çdo problem që mund të lindë në Ballkanin Perëndimor.

Presidenti i Francës vendosi veton për të mos hapur negociatat e BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Shqetësimi i ish ministrit grek është te Marrëveshja e Prespës, ku ai luajti një rol mjaft të madh në realizimin e saj.

“Pas vetos së Macron-it, një është përfundimi për Marrëveshjen e Prespës. Ai e minon atë dhe më pas citon rezultate negative të minimit të vet si justifikim”, shkroi Kotzias në rrjetet sociale.

Të fundit