Flash News

KRYESORE

Nipi i Rrahman Rrajës rreh brutalisht vajzën në QSUT, revoltohet ish-deputeti: Dakord me ligjin e vdekjes dhe me tredhjen e burrecëve

Pak ditë më parë, në media qarkulloi një video që tronditi opinionin publik. Në ambientet e QSUT në Tiranë, një i ri shfaqej duke rrahur në mënyrë brutale një vajzë me grushte e shkelma.

Ngjarja ngjalli reagime të shumë, ndërsa rezultoi se autori është nipi i deputetit të PS, Rrahman Rrajës, Ramazan Rraja.

I revoltuar ish deputeti Eduart Ndocaj kërkon dënim të ashpër për raste të tilla.

Statusi:

Çdo burrë që dhunon një femër të çdo moshe e rrace, jam dakord me ligjin e vdekjes dhe me tredhjen e atyre burrecëve. Po Arta Marku, a ka vajzë, si mendon po të ishte e saj? Po Edi Rama, thotë e ka një vajzë, po ky i dhunon vetë, e kjo për Edin është thjeshtë një film? Po ministri i brenshëm, si e mendon këtë dhunë? A është arrestuar ky trimi, po Taulanti apo edhe këtij i pëlqen dhuna ndaj femrave? Po gjithë ato prostituta politke që dinë veç të lehin, si mendojnë po të ishte vajza tyre?

Kjo klasë politike ka degjeneruar rininë, familjen tradicionale shqiptare dhe shpresën për të ardhmen e tyre . Kjo politikë e qelbur nga koka, Edi Rama, Meta, deputetët kriminelë e antifemër, antifamilje, antikomb, ku e ka degraduar femrën si një plaçkë për të realizuar qejfet e tyre, e klientëve dhe ambasadorëve, që vijnë në parajsën e seksit në Tiranë, pastaj po s'ju desh më e dhunon, e degradon dhe e shet në Europë, apo e vret fare, se kokoshi në krye të qeverisë e ka bërë disa her siç e thotë Berisha. Zgjohuni shqiptarë, se kjo klasë njerëzish, që ka marrë në dorë shtetin janë komunistë, vrasës-killer, rrugaçë, prostituta, pederastë, tutorë femrash, hajdutë shtëpish, trafikantë, drogaxhinj dhe të pashpirtë! .Duhen larguar me çdo mënyrë qoftë dhe me luftë!

Të fundit