Flash News

KRYESORE

Nipi vret gjyshin në Vlorë, pas krimit inskenon ngjarjen si grabitje

Policia e Vlorës ka zbardhur ngjarjen e mbrëmshme, ku një i moshuar u gjet i plagosur në banesën e tij. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Rilindja’ dhe disa orë më vonë i moshuari me inicialet V.K ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve me armë zjarri.

Policia ka mundur të zbardhë ngjarjen brenda pak orësh dhe ka vënë në pranga nipin e të ndjerit, i cili para arrestimit pranoi edhe të jepte një intervistë në ‘News 24’, duke deklaruar se si e gjeti gjyshin të gjakosur dhe se ai ra pre e një grabitje.

Pas arrestimit nipi pranoi se ka qenë ai që ka qëlluar gjyshin, duke i marrë shumën prej 1 milionë lekësh, si dhe tregoi ku e kishte fshehur armën pas krimit.

Të fundit