Flash News

KRYESORE

Nis aplikimi i rritjes së ndihmës ekonomike, përfitojnë 100 mijë familje

Nis aplikimi i rritjes së ndihmës ekonomike, përfitojnë 100

Prej këtij muaji, rreth 100 mijë familje do të përfitojnë një rritje të ndihmës ekonomike me 6%. Rritja ishte parashikuar në mes të majit, por me dy udhëzime të pak muajve më parë, ajo u shty për shtatorin. Udhëzimi i përdorimit të fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike i jep të drejtën Këshillit Bashkiak të miratojë dhënien e ndihmës ekonomike për familjet që nuk janë përfituese nga sistemi i pikëzimit. Nga vendimi, përtonin 51 mijë persona nga 13 kategori sociale me trajtim shtetëror. Përmes një tjetër udhëzimi, ndryshon përllogaritjen e përfitimit të ndihmës ekonomike shkruan ABC news. Me përllogaritjen e re është hequr ndihma e pjesshme prej 800 lekësh, dhe aplikohet përllogaritja e re, e vlefshme për rreth 100 mijë familje. Fondet për mbështetjen e shtresave në nevojë vijojnë të mbeten të ulëta ndaj buxhetit. Megjithatë, në 7 muajt e parë të këtij viti, Ministria e Financave vlerësohet të ketë nxjerrë nga thesari 11.3 miliardë lekë.

Të fundit