Flash News

KRYESORE

Nis aplikimi për Lotarinë Amerikane, kriteret që duhet të plotësoni

Pas një ndërprerje të aplikimeve për Lotarinë Amerikane, është hapur përsëri ky proces pasditen e sotme.

Për të përfituar vizën amerikane duhet që patjetër të plotësohet kushti i punësimit dhe arsimimit. Shefja e njësisë për vizat joemigruese në Ambasadën Amerikane Emily Enright, ka deklaruar se: “Nëse ju nuk i përmbushni kërkesat për edukim ose për përvojë pune, regjistrimi juaj do të skualifikohet në ditën e intervistës për vizë dhe as juve, as anëtarëve të familjes suaj, nuk do t’ju lëshohet vizë”.

Emily Enright është shprehur se aplikuesit duhet që t'i kushtojnë vëmendje edhe përshkrimit të profesionit që deklaroni se kanë.

 “Shumë njerëz e quajnë veten menaxher ndërtimi, vetëm sepse mbikëqyrin dy apo tre njerëz dhe menaxhojnë projektet e tyre.

Por përcaktimi ynë për profesionin e menaxherit të ndërtimit është dikush, që mund të ndërtojë ndërtesat sipas standardeve të rregullave të sigurisë, që mund t’i rezistojnë një tërmeti”, - ka deklaruar Enright.

Problemi në sistemin e faqes së aplikimit për Lotarinë Amerikane prej disa ditës ka qenë i bllokuar dhe për këtë arsye edhe mbyllja e aplikimeve  nuk do të jetë data që u vendos në fillim por do të jetë 22 nëntori.

“Panorama” ka bërë publike edhe 440 profesionet që ju kualifikojnë për të fituar vizë.

Të fundit