Flash News

KRYESORE

Nis faza e dytë e seleksionimit për kandidatët e PD: Kush i nënshtrohet në fillim filtrit? Komisioni zgjedh 300 emra

Nis faza e dytë e seleksionimit për kandidatët e PD: Kush i

Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve për deputetë dhe kryebashkiakë në Partinë Demokratike ka nisur fazën e dytë të përzgjedhjes për 1000 emrat e propozuar nga baza që kaluan filtrin e parë të demokratëve.

Vettingut të demokratëve në këtë fazë të dytë do t’i nënshtrohen ish-deputetët e dalë nga zgjedhjet e 2017-ës, si dhe kryesia e Partisë Demokratike.

PD nuk ka bërë publik 1000 emrat që kaluan fazën e parë. Kjo ka ndodhur, sikurse thonë zërat brenda PD-së për të mos shkaktuar pakënaqësi në radhët e demokratëve.

Sipas udhëzimit të PD, sa i përket këtij procesi, ish-deputetë dhe antarësia e PD-së, nuk kanë për detyrim të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit, kjo e argumentuar me arsyen se ata e kanë bërë deklarimim për pasurinë në ILDKPI dhe për dekriminalizimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ndërsa sa i përket antarësisë, ku jo të gjithë kanë qenë deputetë, anëtarët e saj i janë nënshtruar vettingut më të hershëm që është zhvilluar nga komisioni i drejtuar nga Halim Kosova.

Megjithatë, Komisioni i Vlerësimit do t’i vlerësojë këta kandidatë në bazë të disa kritereve të tjera. Një prej kritereve lidhet me rezultatet e marra, nga secili ish-deputet, në zgjedhjet e vitit 2017 në qarkun dhe zonat ku kanë qenë të angazhuar në fushatë, por gjithashtu edhe angazhimi opozitar përgjatë këtij 3- vjeçari. Ky do jetë një ndër kriteret përcaktues nëse ish-deputetët do të marrin ose jo besimin e komisionit për të qenë në fazën finale të procesit, përpara se të jenë në listat e deputetëve.

Një tjetër kriter lidhet me jetën profesionale dhe publike të secilit prej kandidateve.

Në këtë listë nuk bën pjesë emri i kreut të demokratëve, Lulzim Basha, sekretarit të përgjithshëm të PD-së, dy nënkryetarëve të partisë, Edi Paloka dhe Edmond Spaho, si dhe ish-kryeministrat e ish-presidentët e PD-se. Komisioni ka fshirë nga lista edhe emrin e Myslim Murrizit dhe Rudina Hajdarit, të cilët, pas vendimit për të mos i djegur mandatet në vitin 2019, u larguan nga të gjitha forumet e Partisë Demokratike. Ndërkohë, ish-deputetja Valentina Duka është tërhequr nga politika dhe do të përkushtohet në pedagogji.

Të fundit