Flash News

KRYESORE

Nis fushata për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, në garë dhe një shqiptar

Nis fushata për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut,

Ka nisur zyrtarisht gara presidenciale në Maqedoninë e Veriut, ku kandidat është edhe shqiptari Blerim Reka. Në garë me Rekën në zgjedhjet e 21 prillit janë Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska.

Blerim Reka, kandidat presidencial i Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa, e fillon fushatën në Shkup, Siljanovska-Davkova e cila është kandidate presidenciale e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit fushatën e fillon nga Ohri, ndërsa Stevo Pendarovski i LSDM-së dhe koalicionit prezantimin e tij do ta fillojë para votuesve të Prilepit.

Fushata për zgjedhjet presidenciale do të zgjasë deri më 19 prill, pasi më pas vazhdon heshtja zgjedhore 24-orëshe, para ditës së votimit.

Të fundit