Flash News

KRYESORE

Nis gjyqi për vrasjen e 16 vjeçarit në Laç, familjarët e të akuzuarve përplasen me mediet: Po manipuloni ngjarjen

Ka nisur sot gjyqi për vrasjen e 16 vjeçarit Klejdi Gjeta i cili humbi jetën nga një plumb qorr në natën e ndërrimit të viteve në Laç. Për këtë ngjarje janë ndaluar 3 persona në lidhje farefisnie me njëri-tjetrin,  të cilët dyshohet se kanë shkaktuar vdekjen e 16 vjeçarit.

Në seancën e sotme nuk kanë munguar as përplasjet mes familjarëve  të të ndaluarve  me medien të cilët akuzojnë këto të fundit se kanë përhapur panik dhe kanë manipuluar ngjarjen në bashkëpunim me policinë.

“Media i ka bërë kriminelë të afërmit tanë. Ngjarja është manipuluar nga mediet dhe policia. Mos përhapni panik”, shprehen familjarë e Alban, Ernis dhe Arbër Lika.

Të fundit