Flash News

KRYESORE

Nis grumbullimi i firmave për referendumet, Kristaq Kume bën apel: Të përfshihen sa më shumë qytetarë

Nis grumbullimi i firmave për referendumet, Kristaq Kume bën apel:

Ish-kryetari i KQZ Kristaq Kume, është shprehur së fundmi se ka nisur grumbullimi i firmave të kërkesës “Për referendumet në Republikën e Shqipërisë”, që do ti dërgohet Kuvendit.

Sipas tij, kjo vjen menjëherë pasi KQZ vendosi për t'i pajisur me fletën tip për grumbullimin e firmave të jo më pak se 20000 zgjedhësve.

Ndërkohë, Kume bën apel që në këtë proces të përfshihen sa më shumë qytetarë.

Reagimi i plotë:

Të nderuar miq, pas vendimit të KQZ për të na pajisur me fletën tip për grumbullimin e firmave të jo më pak se 20000 zgjedhësve, të nevojshme për të paraqitur në Kuvend, për miratim, projekt ligjin “Për referendumet ne Republiken e Shqiperise”, kemi filluar punën për plotesimin e ketij detyrimi. Ne synojme qe ne kete proces te perfshihen sa me shume qytetare, sa me shume nga ju miq.

Keshtu ju do të kontriboni jo vetem per grumbullimin e firmave por do te jeni edhe informues, nxites dhe sensibilizues per te drejten tone kushtetuese per referendum qe, deri sot ka qene gati e pamundur per ta ushtruar, sepse kjo nuk i ka interesuar asnjehere partive politike. Secili nga ju qe desheron te behet pjese e ketij procesi, duhet te dergoje ne adresen e-mail: [email protected] adresen e tij postare, ku desheron t`i dergohen me posten e zakonshme, formularet -Fleta tip – qe do te perdoret per grumbullimin e firmave.

Në një formular grumbullohen firmat e 25 zgjedhesve. Ne vartesi te numrit te firmave qe secili nga ju mund te grumbulloje, ne mesazhin qe do te dergojë per adresen e vendbanimit te tij eshte i lutur te shkruaj edhe numrin e formularëve qe mendon se mund te plotesoje.

Mbani parasysh se mbeshtetes te kesaj nisme mund te jene vetem zgjedhesit-shtetas shqiptar te moshes 18 vjeç e larte. Formulari duhet te plotesohet ne menyre te qarte, me te gjithe informacionin qe kerkon. Beni kujdes qe ne formular te shkruhet numri i kartes se identifikimit dhe jo numri identifikues i zgjedhesit (shiko ne foto si e kam plotesuar une). Eshte shume e rendesishem qe ne formular te firmos vete zgjedhesi, ndryshe nuk eshte i vlefshem. JU duhet te firmosni ne fund te formularit (Grupi i mbledhjes se nenshkrimeve).

Te nderuar miq, pjesemarrja e Juaj ne kete proces eshte jo vetem e desherueshme dhe kontribuese per ta çuar deri ne fund nismen per te patur nje ligj efektiv per referendumet por, bashke me te eshte edhe angazhim qytetar per te bere sa me shume dhe sa me mire fuknsionale dhe efektive demokracine ne vendin tone. pjese e ketij angazhimi qytetar!

Të fundit