Flash News

KRYESORE

Nis me incident festa në malin e Tomorrit, radhë pelegrinësh drejt teqesë së Kulmakut

Nis me incident festa në malin e Tomorrit, radhë pelegrinësh

Data 20 gusht shënon nisjen e pelegrinazhit drejt malit të Tomorrit, një mal i cili konsiderohet i shenjtë pasi në të prehet shenjtori i familjes së Profetit Muhamed, Abaz Aliu. Dhjetëra automjete kanë udhëtuar që me natë drejt vendit të shenjtë. Teqeja e Kulmakut ;sht; gati për të pritur pelegrinët, të cilët do të mbyllin festimet në datën 25 gusht. Gjatë pesë ditëve mijëra pelegrinë do të bëhen pjesë e kësaj feste fetare, jo vetëm për besimtarët bektashinj. Pelegrinët falen në Teqe për shëndet, dashuri dhe mbarësi. Të mbërriturit në Tomorr, fillimisht ndjekin ritet fetare pranë Teqesë së Kulmakut dhe më pas sipas traditës bëjnë kurban një qengj ose më shumë, kjo e varur sipas dëshirës, ku simbolike është lyerja e gishtave me gjak. Më pas ata hedhin në vendin e shenjtë lekë për mirësi familjare. Me qindra çadra janë ngritur nga pelegrinët nëpër kodrat e malit të Tomorrit, ku vizitorët po shijojnë hijeshinë e malit dhe ushqimet e freskëta.

Por festa ka nisur me një incient, kur familja e një pelegrini është përplasur me policinë, pasi vendi që ata kishin zgjedhur për të vendosur çadrën e tyre, ishte një vend grumbullim i caktuar për hedhjen e mbetjeve të kafshëve që bëhen kurban me rastin e festës. Sipas pelegrinëve, ata janë dhunuar nga policia pasi kanë kundërshtuar të largohen.

Festa e shenjtë e Bektashinjve organizohet nga data 20-25 gusht, dhe mbledh çdo vit pelegrinë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga bota.

Të fundit