Flash News

KRYESORE

Nis kthimi masiv i emigrantëve drejt Greqisë ....

Nis kthimi masiv i emigrantëve drejt Greqisë ....

Ka nisur rikthimi në Greqi i emigrantëve shqiptarë të ardhur gjatë verës për pushime në vendlindje. Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës gjatë ditës së sotme raportohet për fluks të lartë udhëtarësh dhe automjetesh. Në kufi janë krijuar radhë të gjata në pikën e daljes. Autoritetet kufitare po punojnë me procedura të përshpejtuara, ndërkohë sot në Kakavijë ka qenë për vizitë edhe drejtoresha e Përgjithshme e Kufirit dhe Migracionit.

Kështu, në edhe pikat kufitare të tjera ka pasur një fluks të madh. Sipas policisë, në 12 orët e fundit në Kakavijë kanë dalë mbi 7500 shtetas dhe 2600 automjete.

Fluks ka pasur edhe në hyrje, ku janë regjistruar mbi 4600 shtetas e 730 mjete.

Policia Kufitare Kakavijë po punon me procedura të përshpejtuara, me 9 sportele në dalje e 5 në hyrje, ndërsa sportelet i ka shtuar edhe pala greke.

Për shkak të ngarkesës së madhe, policia sugjeron shfrytëzimin e pikave të tjera të kalimit si Tre Urat e Qafë Botë.

Të fundit