Flash News

KRYESORE

Nis me debate komisioni “Tahiri”, Noka deputetes së PS-së: Keni marrë urdhër për të bërë zhurmë

Nis me debate komisioni “Tahiri”, Noka deputetes së PS-së:

Në 30 minuta mbledhje të komisionit hetimor “Tahiri” nuk është diskutuar për ish-ministrin, por ka patur debate për çështje oraresh dhe për planin paraprak.

Anëtarja e Komisionit Ermonela Felaj kërkon që të paraqesë planin paraprak të hetimeve të deritanishme për Tahirin.

“Të paraqesim sërish planin paraprak të hetimit. Çfarë ka ardhur, çfarë ka ndodhur”, u shpreh Felaj, ndërsa kryetari i Komisionit Edi Paloka shtoi se planin paraprak ka të drejtë ta paraqesë vetëm kryetari i komisionit.

“Keni uzurpuar postin e kryetares së komisionit...E kuptoj që ju kanë dhënë urdhër për të bërë zhurmë”, iu drejtua Paloka-Felajt duke i kërkuar që të mos nxjerrë kleçka për të bllokuar punën e komisionit.

Të fundit