Flash News

KRYESORE

Nis merkato televizive, Artur Zheji paralajmëron largimin nga Ora News

Nis merkato televizive, Artur Zheji paralajmëron largimin nga Ora News

Emisioni ‘360 Gradë’ në Ora News uli siparin telelviziv mbrëmjen e së martës, emision në të cilin u diskutuan dy tema njëherësh, si: 'Triumfi i pjeshkave ndaj reflektimit të studiove' dhe 'Teatri në rrezik dhe turizmi në pisllik’.

Pas një monologue 15 minutësh, ku moderatoi Zheji shprehu zhgënjmin e tij sa i takon situatës politike në vend dhe të ardhmes së zymtë të të rinjve, ai pranoi se mund të mos jetë më pjesë e ‘Ora News’ në sezonin e ardhshëm.

 “Unë do doja që me këtë mesazh të ndahesha deri në sezonet e ardhshme, nuk e di ku do të shihemi, pasi atë e di Zoti, ai vendos për gjithçka. Pra, edhe nëse largoheni nga Shqipëria se nuk keni rrugë-zgjidhje tjetër, nuk keni për tu penduar  po e kthyet ndonjëhere kokën pas dhe për çfarë ndodh në këtë vend, që me një mijë mjërime dhe ngushtica ju solli deri këtu sepse nuk është asnjëherë e rastësishme, pse lindim në një vend dhe nuk lindim në një vend tjetër”, ishin fjalët e Zhejit.

‘360 Gradë’ ka qenë mjaft kritik me qeverinë gjatë këtij sezoni televiziv, aq sa që prej muajit janar, studio është bojkotuar nga eksponentët e majtë.

Monologun e moderatorit Zheju e gjeni duke filluar nga 2-23-15:

https://www.youtube.com/watch?v=sNIdTEI6ZuA

Të fundit