Flash News

KRYESORE

Nis ndërtimi i kullës 24 kate në qendër të Tiranës mbi një sërë vendimesh të dyshimta

Organizata ‘Ne Shqipëria’ ka denoncuar nisjen e ndërtimit të një kulle 24 kate pas godinës së Bashkisë së Tiranës. Sipas tyre, kulla e kompanisë Book Building po ngrihet mbi një sërë vendimesh të dyshimta dhe se pjesa ‘zonë historike’ është hequr qëllimisht për të lejuar ndërtimin edhe të dy kullave të tjera.

Këshilli Kombëtar i Territorit, drejtuar nga Kryeministri Rama, ka miratuar më 2 shkurt, lejen zhvillimore për këtë objekt, si pjesë e një zhvillimi me disa ndërtesa, një projekt i të cilit tregohet në imazhin render më poshtë, në hapësirën mes rrugëve 28 Nëntori dhe Abdi Toptani.

Denoncimi i plotë:

Book Building që po fillon ndërtimin në qendër të Tiranës po ngrihet mbi një sërë vendimesh të dyshimta e gati kriminale.

Së pari, trualli ka qenë vazhdimisht i përcaktuar si pjesë e "zonës historike" dhe është hequr vetëm për të lejuar kullat e reja.

Së dyti, pronësia e truallit është ende në proces gjyqësor. Qytetarët që pretendojnë se kanë pronën e tyre me letra, po largohen me forcë ndërsa policia i qëndron larg konfliktit. Me shumë gjasa po vidhet një pronë në mes të Tiranës, dhe nuk flet asnjë media e madhe.

Së treti, zona është që sot totalisht e mbingarkuar nga trafiku. Unaza e vogël është jo-funksionale gjatë gjithë ditës. Pa asnjë masë paraprake, pa asnjë konsultim, në shkelje të interesave të banorëve, Bashkia po mbron interesat e disa ndërtuesve.

Po afrojnë zgjedhjet, dhe Erion Veliajt i duhen para. Për këtë arsye është gati të sakrifikojë këdo dhe gjithçka.

Të fundit