Flash News

KRYESORE

Nis ndërtimi i një hoteli në Rinas, Blendi Klosi thotë se do të jetë me ‘5 yje’

Nis ndërtimi i një hoteli në Rinas, Blendi Klosi thotë se do

“Sot ia dolëm që në sajë të një pakete lehtësish fiskale për ndërtimin e hoteleve me katër dhe pesë yje, investitorë strategjikë të investojnë në Shqipëri”.

Kështu deklaroi ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, sot gjatë ceremonisë së nisjes së punës për ndërtimin e hotelit të ri me 5 yje “MK Hotel” pranë Rinasit, pjesë e “Lindner Group”.

“Pranë aeroportit “Nënë Tereza” do të kemi një oaz të një hoteli me pesë yje, për ata që do të udhëtojnë nga Rinasi, por edhe për ata që duan të shijojnë bukuritë e kësaj zone. Po ashtu duan të shijojnë jo vetëm kombinimin perfekt të kulinarisë gjermane, por edhe të gjithë pikave të agroturizmit që janë përreth kësaj zone”, – nënvizoi Klosi.

Ministri Klosi tha se “do të jemi pjesë e zgjedhjes së tureve të operatorëve gjermanë, që sot janë nga kompanitë më të mëdha në botë”.

Sipas tij, turistët gjermanë po zgjedhin gjithnjë e më shumë Shqipërinë si destinacion turistik.

Të fundit