All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Nis përçarja në ushtrinë e Venezuelës, zyrtari i lartë: Nuk e njoh më Maduron si president

Nis përçarja në ushtrinë e Venezuelës, zyrtari i
All - Paragraf - 1

Një prej zyrtarëve më të lartë ushtarakë në Venezuelë, Jose Luis Silva ka shprehur hapur se i ka ndërprerë lidhjet me liderin Nicolas Maduro. Silva ka deklaruar se ka dhënë dorëheqjen nga posti i atasheut të mbrojtjes në SHBA dhe se mbështet udhëheqësin e opozitës Juan Guaido, të njohur nga disa vende si president i përkohshëm. “Unë nuk e njoh më Nicolas Maduron si president”,  u shpreh Silva.

All - Paragraf - 3

“Mesazhi im i drejtohet të gjithë pjesëtarëve të forcave të armatosura. Kushdo që mban armë, lutet të mos i përdorë kundër popullit. Pjesë e tij jemi edhe ne, dhe jemi lodhur duke mbështetur një qeveri që ka tradhëtuar parimet më bazike dhe e ka shitur veten tek kombe të tjera”, vijoi zyrtari.

Deklarata e Silvës përbën një thyerje në unitetin e liderëve ushtarake, të cilët më herët ishin zotuar për besnikëri ndaj Maduros, ndërsa vetëshpalljen e Guaidos e përshkruan si grusht shteti.

Të fundit