Flash News

KRYESORE

Nis përshkallëzimi i protestës së opozitës, Dashamir Shehi: Do rrethojmë institucione të tjera

Nis përshkallëzimi i protestës së opozitës, Dashamir

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ka paralajmëruar se ky është vetëm fillimi i protestae të opozites, duke paraljmëruar kështu edhe rrethimin e institucioneve të tjera, pas Parlamentit dhe Kryeministrisë.

Shehi theksoi ne emisionin 'Byro Politike' ne ABC News se opozita do të vijojë ta bëjë ketë gjë derisa Rama të jetë në krye të qeverise. “Ky është një sezon i deklaruar protestash. Nuk ka asnjë gjë të re që të çuditesh. Demonstratë do jetë deri kur të mbarojë. Ky është vetëm fillimi. Do vazhdojë të bëhet gjithnjë, më e rëndë situata. Demonstrata do i bëjmë më të mëdha, do rrethojmë institucione të tjera. Nuk ka ç’të çuditesh tani. Ai që çuditet bën pjesë në rolin e budallait. Do vazhdojmë të bëjmë këtë punë derisa ai zotëria të jetë atje”, sqaroi Shehi.

Shehi komentoi edhe deklaratën e Bashës në protestën që u zhvillua të martën përpara parlamentit, ku i bëri thirrje policisë që të heqë kapelat dhe të arrestojë deputetet në parlament, ose do të ketë edhe mosbindje civile ndaj tyre. Kreu i LZHK-së, tashmë deputet i tërhequr, tha se protestuesit do t’i përgjigjen policisë nëse ata kalojnë vijën e kuqe. Ai theksoi se opozita është e ndërgjegjshme.

“Nëse policia do e përdorë shkopin më shumë se duhet do i përgjigjemi policisë si në të gjithë botën. Këta kanë punë të mbajnë rendin. Për policinë jemi dy palët njësoj, si ata brenda parlamentit, si ne jashtë. Nëse policia nuk e kupton dhe shkel vijën e kuqe bën një gabim të madh dhe policët fillojnë rrezikojnë veten. S’është më policia Enver Hoxhës, është polici demokratike. Opozita shqiptare është shumë e ndërgjegjshme. Kemi bërë demonstrata të mëdha dhe s’kemi bërë asgjë. Gjysma e shqiptarëve po ngrihen se i kanë ardh në majë të hundës. Opozita është shumë e ndërgjegjshme. Është e bërë nga njerëz seriozë, të qetë”, tha ai.

Të fundit