Flash News

KRYESORE

Nis procesi i riorganizimit, Shehaj: PD nuk është e deputetëve apo e zyrtarëve, por e anëtarëve dhe mbështetësve të saj

Nis procesi i riorganizimit, Shehaj: PD nuk është e deputetëve

Partia Demokratike ka nisur procesin e riorganizimit të saj. Në një status të publikuar në rrjetin social Facebook, deputeti Agron Shehaj, duke ju referuar procesit në qarkun e Vlorës, thotë se ai nis me zgjedhjen e kryetarëve të grupseksionit teksa thekson se gara është e hapur për të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike dhe kushdo që kërkon të kandidojë, duhet të aplikojë brenda datës 8 tetor, pranë degës së partisë.

“Partia Demokratike nuk është e deputetëve apo e zyrtarëve, por e anëtarëve dhe mbështetësve të saj. Prandaj i ftoj të gjithë anëtarët, jo vetëm të marrin pjesë duke votuar në zgjedhje, por edhe të marrin përgjegjësi për t'u bërë pjesë e strukturës së re”, shkruan Shehaj.

Njerëzit e thjeshtë e dinë që e keqja ka kapur vendin, thotë Shehaj dhe pasojat e korrupsionit, krimit dhe padrejtësitë i vuajmë përditë, por largimi nga Shqipëria, vijon më tej deputeti demokrat, nuk mund të jetë e vetmja alternativë.

“Na takon ne, demokratëve, të ndërtojmë një alternativë dhe të fitojmë besimin e qytetarëve”, shkruan deputeti demokrat.

Postimi i plotë i Agron Shehaj

SHQIPËRINË DO TA BËJNË ATA QË E DUAN, QË NUK DORËZOHEN DHE NUK BËJNË SEHIR, POR PËRFSHIHEN

Partia Demokratike ka hapur procesin zgjedhor në qarkun e Vlorës. Nga këto zgjedhje do të dalin strukturat e reja, nga kryetari i seksionit deri te kryetari i degës.

Procesi zgjedhor fillon me zgjedhjen e kryetarëve të grupseksionit. Gara është e hapur për të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike dhe kushdo që kërkon të kandidojë, të aplikojë brenda datës 8 tetor, pranë degës së partisë.

Partia Demokratike nuk është e deputetëve apo e zyrtarëve, por e anëtarëve dhe mbështetësve të saj. Prandaj i ftoj të gjithë anëtarët, jo vetëm të marrin pjesë duke votuar në zgjedhje, por edhe të marrin përgjegjësi për t'u bërë pjesë e strukturës së re.

Kuptoj ata që janë të zhgënjyer nga politika, por mirëqenia ne Shqipëri nuk mund të bjerë nga qielli. Vetëm ne mund t'a ndryshojmë Shqipërinë dhe përfshirja në politikë është e vetmja rrugë.

Njerëzit e thjeshtë e dinë që e keqja ka kapur vendin. Pasojat e korrupsionit, krimit dhe padrejtësitë i vuajmë përditë, por largimi nga Shqipëria nuk mund të jetë e vetmja alternativë. Na takon ne, demokratëve, të ndërtojmë një alternativë dhe të fitojmë besimin e qytetarëve.

Te gjithë anëtarët që kanë nevojë për më shumë informacion rreth procesit, mund t’i drejtohen degës ose mund të më shkruajnë direkt në faqen e Facebook-ut.

Të fundit