Flash News

KRYESORE

Nis protesta e opozitës nën forca të rrepta sigurie, snjaperistë në taracën e kryeministrisë  

Nis zyrtarisht protesta e opozitës, ashtu siç ishte parashikuar.

Protestuesit, bashkë me kreun e PD, Lulzim Basha, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi janë nisur bashkë me tubuesit në marshimin nga ministria e Brendshme drejt kryeministrisë.

Ndërkohë, protesta po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie. Kryeministria e ministria janë rrethuar nga forca të shtuara të policisë dhe forcave RENEA.

Ndërkohë, politiko.al sjell një tjetër moment që vërteton sigurinë maksimale për të mbrojtur godinën e kryeministrisë.

Siç duket, në tarracën e kryeministrisë situata monitorohet me snajperisë, ndërsa rreth saj janë pozicionuar autoblindat.

Të fundit