Flash News

KRYESORE

Nis protesta për “Xhisielën” para Kryeministrisë, bojkotojnë mediat

Në orën 17:00, ka nisur protesta para Kryeministrisë për të dënuar dhunën ndaj Xhisielës dhe ndaj të gjitha “Xhisielave” që përjetojnë dhunë dhe keqtrajtime në vendin tonë.

Qytetarët janë mbledhur dhe po bëjnë thirrje për drejtësi dhe për rritjen e sigurisë ndaj vajzave dhe grave. Ata theksojnë se duhet t’i themi STOP dhunës ndaj grave.

Detaji që nuk ka kaluar pa u vënë re është bojkotimi që i bënë protestës mediat e mëdha, duke mos reflektuar në kohë reale protestën, ndërkohë që kanë zgjedhur të raportojnë lajme të tjera.

Të fundit