Flash News

KRYESORE

Nis protesta te Drejtoria e Policisë, ish-deputetët e PD : Kemi pamje si u “plasën” qytetarët nga kafja në furgona policie

Nis protesta te Drejtoria e Policisë, ish-deputetët e PD : Kemi pamje

Ashtu siç ishte parashikuar, ka nisur në orën 11.00 protesta e opozitës para godinës së Drejtorisë së Policisë.

Në mbështetje të qytetarëve kanë mbërritur edhe ish-deputetë të PD, si Fatmir Mediu, Ervin Salianji, Edi Paloka, Klevis Balliu etj.

Ata kanë deklaruar se janë në mbështetje të qytetarëve, sipas tij të arrestuar padrejtësisht nga policia.

Paloka: Kanë marrë qytetarë ku kanë mundur, edhe ata që s’kanë pasë lidhje me protestën. Urdhri Ramës e Lleshjat ishte për terror. Kemi pamje filmike me telefona ku janë marrë qytetarë nga kafja e janë ‘palsur’ nëpër furgona që t’i tregojnë krye të çmendurit se po zbatohen urdhrat. Ata që janë brenda janë të pafajshëm

Strazimiri: Axhenda ka nisur dje me veprimet e paligjshme të policisë, janë skandaloze. Për sa kohë policia nuk respekton ligjin, ligji është në duart e qytetarëve. Kanë kapur cilindo që kalonte rrugës dje, ne do qëndrojmë deri në fitore, tani është pa ndalim

Balliu: Ka qenë një dhunë me urdhër të Ramës, urdhëroi që të grushtojë qytetarët. Meqë Rama jep urdhër të tillë, unë ju bëj thirrje ta marrin  Ramën po e panë, zvarrë dhe ta hedhin te koshi i plehrave.

Të fundit