Flash News

KRYESORE

Nis puna për ndërtimin e dy shkollave 9-vjeçare, pas shkatërrimit të 26 nëntorit, Rama inspektime në terren: Dua cilësi!

Nis puna për ndërtimin e dy shkollave 9-vjeçare, pas

Kryeministri Edi Rama ka qenë në një inspektim në zonën e Marikajt, e Vorës, ku kanë nisur punimet për ndërtimin  e dy shkollave nëntëvjeçare të shkatërruara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Në një bashkëbisedim me drejtuesin e projektit gjatë inspektimeve në terren, Rama e ka “urdhëruar” këtë të fundit të përfundojë punimet e shkollës deri më 26 nëntor me qëllim që mëngjesin e datës 27 ajo të inaugurohet nga fëmijët dhe komuniteti.

“Dhe të jenë punime me cilësi”, ka theksuar Rama.

“Më 26 nëntor duhet mbaruar kjo shkollë dhe në 27 nëntor në mëngjes, një vit pas 26 nëntorit të tmerrshëm duhet të hyjnë fëmijët, prindërit dhe komuniteti e të bëjnë festë. Dakord? Dhe me cilësi si shehsi Italia”, ka thënë Rama.

 

Të fundit