Flash News

KRYESORE

Nis restaurimi i shtëpive të dëmtuara nga tërmeti dhe përmbytjet, Veliaj: Gati për vitin e ri

Nis restaurimi i shtëpive të dëmtuara nga tërmeti dhe

Bashkia e Tiranës ka nisur nga puna për restaurimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti dhe përmbytjet. Kryebashkiaku Veliaj ka qenë i pransishëm në një familje në Petrelë, nga ku tha se puna do të ecë me ritme të shpejta.

“Kemi pasur një javë me lajme jo të mira, nga tërmeti te përmbytjet, por tani po vazhdojmë me lajme të mira. S’kemi pritur as tre ditë nga tërmeti, kemi filluar rindërtimin e shtëpive: filluan shtëpitë në Ndroq dhe në Kashar, tani po fillojmë shtëpitë në Petrelë. Mezi pres që edhe në shtëpinë e Xhevdetit të vijnë që sot inxhinierët. Është caktuar kompania që ka marrë përsipër ta rindërtojë, do vijë të bëjë matjet. Ata do të zhvendosin plaçkat e tyre te fëmijët dhe pastaj do fillojmë rindërtimin e shtëpisë”, tha Veliaj.

Po ashtu kryebashkiaku tha se brenda vitit të ri shtëpitë do të jenë të rikonstruktuara.

 “Shqipëria nuk e ka parë ndonjëherë një solidaritet të tillë. Besoj se shumica e familjeve, përfshirë edhe familjet e Xhevdetit, vitin e ri do ta hamë në shtëpinë e re”, shtoi Veliaj.

Të fundit