Flash News

KRYESORE

Nis samiti me liderët e Ballkanit Perëndimor në Durrës, cilin homolog e priti Rama me përqafime, i flet edhe për motin

Kanë mbërritur në Durrës delegacioni pjesëmarrës në Samitin Informal të Liderëve të Ballkanit Perëndimor. Të pranishëm në këtë takim do të jenë liderët e Rajonit, bashkë me Komisionerin për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn.

Takimi po zhvillohet në Durrës në vilat qeveritare dhe është kryeministri Edi Rama ai që i pret homologët e tij, sapo zbresin nga eskortat.

I pari që ka mbërritur ka qenë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Rama e ka pritur normalisht vetëm me një shtrëngim dore, ndryshe nga ai i Malit të Zi, Dushko Markoviç.

Rama e priti me përqafime dhe e shoqëroi në një pjesë të rrugës për në ambientin ku do të mbahet takimi njëditor në qytetin bregdetar.

Madje, në rrugëtimin disa sekondash, duket që Rama i flet edhe motin e paqëndrueshëm sot në Durrës.

Ndërkohë, në axhendë është parashikuar që në qendër të diskutimeve mes tyre do të jetë rritja e zbatimit të angazhimeve të marra në Samitin e Triestes në korrik 2017.

Liderët e Ballkanit pritet të diskutojnë edhe mbi integrimin ekonomik, si dhe për krijimin e një zone ekonomike të rajonit, një projekt tashmë i nisur.

Të fundit