Flash News

KRYESORE

Nis seanca dëgjimore për gjyqtaren e Kushtetueses, e pranishme në sallë edhe Erinda Ballanca

Nis seanca dëgjimore për gjyqtaren e Kushtetueses, e pranishme në

Nis seanca dëgjimore nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për gjyqtaren e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj.

Xhoxhaj është gjyqtarja e radhës, e cila po shqyrtohet për të kaluar në sitën e vettingut.

Trupa gjykuese përbëhet nga Etleva Çiftja, Genta Tafa Bungo, Brunilda Bekteshi.

Në këtë seancë, Xhoxhaj përfaqësohet me një avokate, ndërsa e pranishme në sallë duke ndjekur seancën dëgjimore është edhe Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca.

Ndonëse seanca ende nuk ka përfunduar, deri tani kanë dalë në dritë parregullsi në kriterin e pasurisë së gjyqtares.

Deri tani janë shkarkuar nga detyra gjyqtaret Fatos Lulo, Besim Trezhnjeva dhe prokurorja Besa Nikëhasani.

Të fundit