Flash News

KRYESORE

Nis seanca për kryebashkiakun e Lezhës, deklarata e parë e Fran Frrokaj para gjykatës: Merrni masa të menjëhershme!

Ashtu siç pritej, ka nisur nën masa të rrepta sigurie seanca gjyqësore për kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj dhe 11 zyrtarëve të tjerë të bashkisë. Frrokaj është paraqitur në seancën gjyqësore të gjykatës së Lezhës, bashkë me 11 zyrtarët e tjerë, për tu njohur me masën e sigurisë, pasi u arrestuan të premten me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, lidhur me tjetërsimin e pronave të “Rana e Hedhun”.

Ajo që ra në sy gjatë nisjes së seancës ishte deklarata e parë e kryebashkiakut, që nuk kishte të bënte me tentativat për tu vetëmbrojtur, por nga situata e krijuar së fundmi në zonën e Kalasë së Lezhës. Frrokaj ndonëse në seancë gjyqësore ka kërkuar që të merren masa të menjëhershme për të ndërhyrë, pasi në këtë zonë ka patur rrëshqitje dherash masive gjatë orëve të natës si pasojë e reshjeve të shiut.

Ndërkohë, jashtë godinës së gjykatës po zhvillohet një protestë nga qytetarët dhe punonjës të bashkisë, të cilët që prej ditës së djeshme kanë protestuar kundër këtij operacioni, duke e cilësuar arrestimin e Fran Frrokaj si politik.

Të fundit