Flash News

KRYESORE

Nis seanca për votimin e qeverisë ‘Hoti’, Vjosa Osmani nuk pranon të drejtojë

Nis seanca për votimin e qeverisë ‘Hoti’, Vjosa Osmani nuk

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e betimit të qeverisë së Abdulla Hotit nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Mësohet se kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, nuk ka pranuar të drejtojë seancën, por ajo është hapur nga Kujtim Shala, nënkryetar i Kuvendit nga LDK.

Në nisje të fjalës së tij, Hoti tha se prioritet i qeverisë së tij do të jetë ndër të tjera lufta kundër covid-19, rimëkëmbja e ekonomisë pas pandemisë, apo dialogu Kosovë-Serbi.

Kujtojmë se qeveria e re do të betohet sot pas rrëzimit të qeverisë së Albin Kurtit me mocion mosbesimi.

Pas kërkesës nga presidenti Thaçi për mandatar, LDK propozoi për kryeministër, Avdullah Hotin, ndërsa ka lidhur marrëveshje koalicioni me AAK’në, Nismën, minoritetet e Listën Serbe.

Të fundit