Flash News

KRYESORE

Nis seanca plenare, Basha: Të lejohen mediat, Kuvendi s’mund të transmetohet me regji qendrore

Nis seanca plenare, Basha: Të lejohen mediat, Kuvendi s’mund të

Seanca plenare e pasdites ka nisur me debate mes kreut të opozitës, Lulzim Basha dhe kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Basha ka kërkuar që Kuvendi të jetë i hapur për mediat dhe jo të transmetohet me regji qendrore.

“Ju gjeni momente për të vepruar në mënyrë tinëzare. Është përpjekur Edi Rama që dhe në Kuvend të fusi regjinë qendrore. Nuk mund të ketë regji qendrore në Kuvend. Kuvendi duhet të jetë i hapur për të gjitha mediat që dëshirojnë ta pasqyrojnë me operatorët e tyre dhe ta mbulojnë me gazetarët e tyre.

Këtë nuk e vendos Edi Rama, prandaj ju bëj edhe një herë thirrje të lejoni të gjitha mediat të kthehen dhe të ndaloni praktikën tinëzare të diçkaje që u refuzua para një viti, regjisë qendrore dhe mungesës së kamerave të mediave të tjera në platenë e Kuvendit”, u shpreh Basha.

Të fundit