Flash News

KRYESORE

Nis seanca plenare, për herë të parë opozita nuk ndodhet në sallë, zbardhet vendimi

Nis seanca plenare, për herë të parë opozita nuk ndodhet

Ka nisur me interpelancën e kërkuar nga deputeti i PS-së, Erjon Braçe për ministrin e Bujqësisë, Niko Peleshi, seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Por për herë të parë në këtë legjislaturë, opozita shqiptare nuk ndodhej e pranishme në sallë.

Politiko.al ka zbardhur vendimin e marrë nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike për të bojkotuar interpelancën me Peleshin. Kjo është hera e dytë në pak javë që Braçe thërret Peleshin të jap shpjegime, por deputetët demokratë e kanë konsideruar këtë vendim si farsë të mazhorancës.

Burimet brenda PD-së sqarojnë për 'Politiko' se deputetët do të rikthehen në Kuvend për të vijuar me diskutimet menjëherë sapo të përfundojë interpelanca e Peleshit.

Të fundit