Flash News

KRYESORE

Nis sesioni i ri parlamentar, Gramoz Ruçi: Kushtetuta u rezistoi të gjitha aventurave

Nis sesioni i ri parlamentar, Gramoz Ruçi: Kushtetuta u rezistoi të

Ka rinisur sot sesioni i ri parlamentar. Në fjalën hapëse, kryetari i kuvendit Gramoz Ruçi theksoi se Kuvendi ushtroi me sukses  dhe me përgjegjësi detyrën e tij. Sipas tij Kushtetuta mundi t’ju rezistojë atyre që ai i quan aventura.

“Kushtetuta i rezistoi parimit  duke i shpëtuar kaosit. Reforma në drejtësi ishte argumenti më bindës. Reforma në drejtësi, është meritë ekskluzive e kuvendit. Roli i kuvendit u konkretizua në tre aspekte. Kemi zbatuar rekomandimin e komisionit evropian.Kuvendi kërkoi thellim të mëtejshëm të reformave.  U organizuan 53 seanca dëgjimore, drejtuan shumë pyetje dhe paraqitën rezoluta. Platforma online funksionoi brenda shtatorit. Për herë të parë patën vlerësimet e kuvendit. Platforma online po krijon bashkëpunim të ri.

Dëshira e shqiptarëve është çelja e negociatave. Ne duhet ta përdorim këtë sesion për të përmirësuar sesionin e kaluar.  Reforma në drejtësi do të vazhdojë. Do të rishikojmë ligjin për punën e qeverisë gjatë negociatave. Djegia e mandateve nuk e pengoi punën në parlament”-deklaroi Ruçi.

Të fundit