Flash News

KRYESORE

Nis shkatërrimi i perlave natyrore në Veri, hidrocentrali i radhës ndërtohet në Vermosh

Se shpejti ne rajonin e Malesise se Madhe do te nise puna per ndertimin e nje tjeter hidrocentrali, atij te Murasit ne ujrat e lumit te Cemit ne Vermosh. Qeveria Shqiptare ka zbardhur lejen e dhene bashke me detajet specifike dhe per çudine e te gjitheve, ndertimi i tij i eshte besuar nje firme qe ka marre jete vetem 1 vit perpara aplikimit per kete investim te rendesishem “Mateo & Co”, qe eshte krijuar ne vitin 2016.

Perpara se kjo veper te nise te formesohet do te duhet qe per territorin ku do te ngrihet te merren firmat e miratimit te proçedurave per heqjen e fondit pyjor, si dhe nga keshilli kombetar i Arkeologjise, pasi zona ku do te ngrihet eshte e nje rendesie te veçante.

Nuk eshte hera e pare qe qeveria perpara interesave kombetare dhe ruajtjes se trashigimise natyrore, apo asaj kulturore ve ato ekonomike. I tille eshte edhe ky investim i cili do te ngrihet ne kete zone, per te cilen perhere e me shume vitet e fundit interesi i turisteve vendas e te huaj ka qene i larte, per shkak te bukurive natyrore dhe asaj cfare natyra ka arritur ti jape. ShkodraNews bashke me lejen e zbardhur ka mesuar edhe mbi projektin i cili do te zbatohet si dhe firmen e cila ka fituar projektin. “Mateo & Co” eshte themeluar ne 16 Maj 2016, me kapital baze 100.000.00 leke dhe ka si fushe veprimtarie “Prodhimin e energjise elektrike”.

Ajo rezulton ta kete qendren e saj ne Kelmend (Tamare), njesia administrative Kelmend dhe ka per administratore shtetasen Elona Nikollaj. Te dhenat e tjera te saj jane te gjitha te fshehta dhe nuk ka specifikime sa i perket eksperiencave te meparshme mbi te cilat qeveria mund te jete bazuar per dhenien e kesaj leje tejet te rendesishme per nje veper energjitike, qe prek keto perla te natyres, e qe mund te ndikojne ne shkaterrimin e nje tjeter pasurie kombetare./ShkodraNews

Të fundit